Oferta standarde

Çmim i qartë, për secilin biznes

Shërbim i menaxhuar me logon e kompanisë suaj, hostim, përditësime dhe ndihmë bazë në përdorim.

Konfigurimi (një herë)
350€

Përgatitja e llogarisë me logon tuaj, montuesit dhe vendosja e të dhënave fillestare që dakordojmë bashkë.

Abonimi mujor (për biznes)
50€ / muaj

Hostimi, mirëmbajtja e rregullt, përditësimet e sistemit dhe ndihma bazë me telefon ose WhatsApp.

Kontakt +383 45 869 702
Prezantim i drejtpërdrejtë (3 minuta): E shohim aplikacionin bashkë në llaptop dhe në telefonin tuaj — me një punëtori plot me shënime dhe një faqe të pastër ku e provojmë rrjedhën nga porosia e parë deri te pagesa e fundit.

Çfarë përfshihet

  • Konfigurimi me brendin tuaj: emri, logoja, ngjyrat e kompanisë, fjala Avans ose Kapar dhe llojet e produkteve tuaja.
  • Të dhënat fillestare bashkë me ju: montuesit me telefonat dhe borxhet fillestare nga fletorja që i dakordojmë në fillim.
  • Hostimi dhe mirëmbajtja: funksionim online i dedikuar për kompaninë tuaj, përditësime të sistemit dhe kujdes teknik.
  • Ndihmë bazë në përdorim: mbështetje me telefon ose WhatsApp për përdorimin e përditshëm nga pronari dhe zyra.
  • Pa kufizim për ekipin në terren: llogari për Pronarin dhe Zyrën, mesazhe pune për montuesit dhe faqe gjurmimi për çdo klient (SQ / EN / DE).
Të dhënat janë tuajat

Pronari e shkarkon gjithçka në Excel (.xlsx) të lexueshëm edhe pa aplikacionin (porositë, pagesat, vizitat, borxhet e vjetra dhe klientët) ose në JSON kurdo që dëshiron. Hyjnë vetëm pronari dhe zyra; montuesit dhe klientët nuk kanë llogari.

Si fillojmë

  • 1. Në fillim, bashkë me ju: logoja dhe emri, montuesit me telefonat, borxhet fillestare nga fletorja. Të dhënat që do t’i vendosim në fillim i dakordojmë bashkë.
  • 2. Java e parë: zyra regjistron porositë e reja dhe pagesat; ju shikoni Borxhet.
  • 3. Pas 2–4 javësh: takim i shkurtër për ta përshtatur.

Dakordohen dhe paguhen veçmas

  • Funksionet e reja dhe përshtatjet e veçanta jashtë rrjedhës standarde.
  • Importet e mëdha të shënimeve historike nga vite më parë.
  • Trajnimet shtesë pas fazës fillestare të nisjes.

Nuk përfshihet në versionin 1

  • Dërgimi automatik i mesazheve (çdo mesazh përgatitet nga aplikacioni dhe dërgohet me dorë nga telefoni juaj).
  • Aplikacion ose llogari hyrjeje për montuesit (ata i marrin punët në WhatsApp / Viber).
  • Fotot e punëve ose të fletoreve brenda aplikacionit.